Vlorë, arrestohet burri që dhunoi gruan bashkë me dy fëmijët

378
Qytetarët janë bërë dëshmitarë të një skene të llahtarshme dhune në familje ku babai godet pa mëshirë në mes të rrugës ish-gruan dhe fëmijët e mitur. Cifti kishte tre vite që ishte divorcuar e megjithatë nuk dihet ende shkaku i kësaj ngjarje të konsideruar mjaft të rëndë kur burri Ilir Paja 44 vjeç shihet duke goditur barbarisht ish-bashkëshorten e tij të identifikuar me inicialet M.C 44 vjeçari me grushta e shkelma godet gruan e cila mundohet të shmanget bashkë më dy fëmijët në krahë, situata bëhet mjaft prekëse kur fëmija më i madh tërheq nënën nga rrobat për ta shpëtuar nga grushtat dhe shkelmat e babait të dhunshëm. Skena është filmuar nga dëshmitarë të zonës në qytetin e Vlorës dhe po përhapet me shpejtësi në rrjetet sociale për vetë faktin se dëshmon një akt ç’njerëzor ndaj një gruaje. Policia e Vlorës ka vënë në pranga burrin dhunues të identifikuar si Ilir Paja.
Sigal