Vlorë/ Arrestohet bariu, qëlloi në ajër me armë

469
Policia e Vlorës arrestoi sot shtetasin Kalem Jaupi, 32 vjeç dhe sekuestroi armën e zjarrit një automatike model 56 dhe 38 fishekë me të cilën ky person qëlloi në ajër. Sipas policisë, arrestimi i këtij shtetasi u krye në stanin e tij në lagjen “Hajro Çakërri” pasi ky shtetas ditën e djeshme rreth orës 19:00, ka qëlluar në ajër me armë zjarri duke prishur rendin dhe qetësinë publike. Shërbimet e Policisë, menjëherë kanë ndërhyrë duke arrestuar në flagrancë autorin dhe sekuestrimin e armës në ambientet e stanit të tij.
Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale, sendet e mëposhtme:

– një armë zjarri automatike model 56′
– një krëhër bashkë me 18 fishekë të kalibrit 7.62 mm,
– 20 fishekë të tjerë luftarakë, të cilët ishin vendosur në një qese-rrobë.
Sigal