Vlonjatit i hidhet në erë “Benzi” i parkuar në oborrin e shtëpisë

584
Një shpërthim tritoli ka ndodhur në Kaninë të Vlorës në orët e para të mëngjesit të sotëm. Mësohet se mjeti tip “Benz”, në pronësi të shtetasit me inicialet I.Y është dëmtuar me lëndë shpërthyese.
Në momentin e ngjarjes mjeti ka qenë i parkuar pranë banesës së shtetasit I.Y, dhe është dëmtuar pothuajse plotësisht.
Sakaq, policia e mbërritur në vendngjarje ka nisur hetimet.
Informacion paraprak
Më datë 02.02.2018, në fshatin Kaninë është konstatuar se gjatë natës është dëmtuar me lëndë shpërthyese mjeti tip “Benz”, në pronësi të shtetasit I.Y.
Mjeti ka qenë i parkuar pranë banesës së shtetasit I.Y, dhe është dëmtuar pothuajse plotësisht.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe për identifikimin e kapjen e autorit/ëve.
Sigal