Vidhte pushuesit në Dhërmi, “skifteri” 17-vjeçar kapet mat në shezlong. Ja çfarë iu gjet

546
Një 17-vjeçar është vënë në pranga mëngjesin e sotëm në Dhërmi, pasi dyshohet se është autor i disa vjedhjeve në zonë e plazhit. I riu nga Durrësi me inicialet R.Dh, shfrytëzonte rastin kur pushuesit largoheshin nga çadrat e tyre të plazhit, dhe u vidhte atyre sende të ndryshme.
Arrestimi i tij është bërë i mundur në vendin e quajtur “Perivoll”, në fshatin Dhërmi.

Gjatë kontrollit që kanë ushtruar nga policia në shazllonin ku po qëndronte 17-vjeçari, atij i është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 2 aparate celular “iphone”; 1 orë dore e markës “Calvin Klein” dhe 1 portofol, të cilat i përkisnin shtetasit A.Rr., 18 vjeç, banues në Kosovë.

Gjithashtu gjatë kontrollit të ushtruar nga policia i është gjendur edhe një sasi lënde narkotike Cannabis Sattiva me peshë prej 101 gramë lëndë narkotike Cannabis Sativa.

Materialet u referuan në Prokurori në ngarkim të tij për veprat penale “Vjedhja”, dhe “Prodhim dhe shitja e narkotikëve”.
Sigal