VIDEO+FOTO/ Kapet me 600 mijë euro drogë, pranga trafikantit shqiptar

532
Një shqiptar 24 vjeç me iniciale H.E. është arrestuar nga policia e Mantovas në Itali për posedimin dhe shitje droge, raportojnë sot mediat lokale.
Efektivët kanë sekuestruar një sasi 96 kg marijuhanë në një hotel në Solferino, ku i riu jetonte prej disa muajsh.
Droga, e ndarë në pako, ishte e fshehur në tre çanta dhe dy thasë të zinj. Droga vlerësohet se do të sillte 600 mijë euro nëse hidhej në treg. 
ImageNë makinën e të riut të parkuar në oborrin e hotelit u gjetën materiale që përdoren për paketimin e drogës. Atij iu sekuestruan edhe 650 euro.
Sigal