VIDEO/ Sekuestrohen drogë në kufirin greko-shqiptar, në pranga 52-vjeçari

535
Sigal

Një 52-vjecar shqiptar është arrestuar në Kostur, pranë kufirit greko-shqiptar pasi është kapur me 20 kg kanabis në makinë.

Droga u zbulua gjatë kontrollit të mjetit, ku brenda u gjetën të fshehura dy qeska të zeza që përmbanin 20 kg 850 gram marijuane. Policia greke ka sekuestruar gjithashtu 2 celularë me 2 karta SIM, 250 euro dhe 8600 lek të reja shqiptare.

Prej fillimit te vitit e deri sot, ne Igumenice, Korfuz, Lefkadha, Kefalonia, Janine, Athine, Selanik, Arte, Aitiloakarnania, Kostur, Grevena, Follorine, Aleksandroupoli, etj. policia greke ka sekuestruar rreth 8 ton marijuane qe vinte nga Shqipëria.