VIDEO/ Nëna me foshnjën në krahë qan e ulërin, iu sulet policëve në Shkozë: Si nuk keni turp, a keni familje?

429
Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar në faqen e tij një video ku shfaqet një grua me fëmijë të mitur në krah, një nga banorët që do i shembet shtëpia në Shkozë, teksa shpërthen në ngashërim para punonjësve të policisë.
“Si nuk keni turp, a keni familje? Si nuk ju vret ndërgjegjja? Mos hani krahët tona, hani krahët tuaja. Është e popullit nuk është e juaja. Na trajtoni si kafshë, si kriminele, ccfarë kemi bërë ne?”, dëgjohen disa prej fjalëve të gruas në video.
Berisha shkruan se kjo është klithma e një nene para hordhive me uniforme. “Terror policor! Kjo eshte klithma e nje nene me foshnjen ne krahe ne Shkoze para hordhive me uniforme qe po i shkterrojne shtepine! Sb”, shkruan Berisha.
Sigal