VIDEO/ Merr flakë Audi në austradën Levan – Vlorë, pasagjerët ikin me vrap

460
Një makinë Audi me targa AA 305 GF ka marrë flakë para pak çastesh në autostradën Levan – Vlorë në afërsi të mbikalimit të Panajasë.

Fatmirësisht dy pasagjerët kanë nuhatur erën që vinte nga motorri dhe më pas flakën, pasi kanë hapur kofonin e makinës.

Në pamundësi për të fikur zjarrin, janë larguar me vrap dhe kanë njoftuar policinë dhe zjarrfiksën, që bërë të mundur fikjen e zjarrit.

Policia e Vlorës tha se makina ishte në pronësi të shtetasit L.L., 61 vjeç, banues në Vlorë. Nga incidenti nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme materiale të mjetit dhe nga hetimet paraprake rezulton se zjarri dyshohet të ketë rënë për shkaqe aksidentale.
Sigal