VIDEO/ Me shpejtësi skëterrë rrugëve të Tiranës, policia arreston shoferin gjatë aksionit

490
Një drejtues mjeti që lëvizte me shpejtësi gati 100 km/h në rrugën e Kavajës në kryeqytet mbrëmjen e djeshme, është ndaluar nga policia. Gjatë aksionit të realizuar gjatë natës në kryeqytet, Policia e Tiranës ben me dije se nga kontrollet kanë rezultuar shkelje, dhe se nuk nuk munguan penalizimet.
“18 Leje Drejtimi te pezulluara per shpejtesi tej normave te lejuara. Tre drejtues mjetesh ne pranga per drejtim mjeti ne gjendje te dehur ne masen 0.57 mg/l dhe 0.71 mg/l dhe 0.88 mg/l.”- njofton policia.

NJOFTIMI I PLOTE
Policia Rrugore e Tiranes vazhdon monitorimin dhe kontrollin e perdorimit te rruges nga drejtuesit e mjeteve me mjetet teknike si Radari per matjen e shpejtesise dhe Alkotestet Drager per konstatimin e drejtuesve qe drejtojne mjetet pas perdorimit te pijeve alkolike.
Nga kontrollet e kombinuara ne rruget Interurbane dhe Urbane te kryeqytetit, perpos punes dhe penaliteteve administrative e penale, per shkeljet e konstatuara nga efektivet e policise rrugore, akoma evidentohen raste “flagrante” shkeljesh nga perdoruesit e rruges, kryesisht drejtues automjetesh, te cilet pervecse shkelin rregullat e qarkullimit rrugor, manifestojne vetebesim te tepruar gjate drejtimit te mjetit, si drejtimi i mjetit ne nje rruge Urbane me shpejtesi 98 km/h, ku shpejtesia e lejuar eshte jo me shum se 30 km/h, drejtimi i mjetit nen efektin e alkolit ne masen 0.57 mg/l, 0.71 mg/l, 0.88 mg/l, nivel i cili e ul ndjeshem kohen e reagimit te drejtuesit dhe per rrjedhoje rrit rrezikun e perfshirjes se tij ne aksidente rrugore.
Ne rrugen Xhorxh W Bush u verifikua shtetasi me iniciale S.S vjec 47 se drejtonte motomjetin nen efektin e alkolit ne masen testi i pare 0.65 mg/l testi i dyte 0.71 mg/l.
Ne rrugen Ferit Xhajko u verifikua shtetasi me iniciale B.M vjec 55 se drejtonte mjetin nen efektin e alkolit ne masen testi i pare 0.53 mg/l testi i dyte 0.57 mg/l.
Ne rrugen Selim Brahja u verifikua shtetasi me iniciale B.T vjec 26 se drejtonte mjetin nen efektin e alkolit ne masen testi pare 0.81 mg/l testi i dyte 0.88 mg/l.
Ndeshkimi nuk duhet te jete mekanizmi i vetem disiplinues.
Policia apelon per me shum autokontroll dhe pergjegjshmeri nga qytetaret ne zbatimin e rregullave te qarkullimit rrugor.
Sigal