VIDEO/ ‘Masakra’ në Laprakë, ja si ndodhën 4 plagosjet brenda lokali. Zbardhen emrat

639
Zbardhet dinamika e plagosjes së katër personave mbrëmjen e të premtes në Laprakë. 
Protagonistët e këtij Farë- Ëesti shqiptar, Arben Seferi dhe Eljon Leka janë takuar rastësisht pranë ish-kombinatit “Josif Pashko” në Laprakë ku kanë debatuar. Më pas Seferi i shoqëruar nga vëllai Astrit Seferi, ka shkuar te lokali “Arlind” dhe ka qëlluar me pistoletë pa u menduar dy herë 31-vjecarin.
Policia thotë se objektivi ka qenë Eljon Leka, por plumbat kanë kapur edhe 3 klientë të këtij lokali. 
Arben Seferi nga orgjinë Puka, sipas hetimeve paraprake të policisë gjyqësore, ka qëlluar Eljon Lekën 7 herë, por 3 plumba kanë kapur klientët e lokalit, ndërsa 31 vjecarin që ishte objektiv është plagosur në shpatull. Pas të shtënave Arben Seferi është ndihmuar nga vëllai i tij, Astrit Seferi, për tu larguar nga vendi i ngjarjes.
Dy vëllezërit kanë përdorur që makinë tip Mercedez-Benz ngjyrë gri për tu larguar dhe dyshohet se kanë ikur në drejtim të Fushë-Krujës. Policia ka sekuestruar disa kamera sigurie në lokalin “Arlind” në Laprakë, por edhe kamera të tjera për rrugën që ndoqën autorët. Arben Seferi dhe Eljon Leka përveçse kanë lokalet pak metra larg njëri-tjetrit, por edhe banojnë në të njëjtën zonë.
Ardi Veliu drejtor i policisë së Tiranës tha se shkak i konfliktit ka qenë një sherr mes Eljon Lekës dhe vëllezërve Seferi, pa specifikuar shkakun. Burime nga grupi hetimor sqarojnë se Arben Seferi ishte konfliktuar me Eljon Lekën, pikërisht te lokali “Seferi” që ndodhet përballë shkollës “Aleks Buda”.
Kur mendohej që sherri i nisur ditën e enjte kishte përfunduar, të rinjtë janë takuar përsëri, por këtë herë Arben Seferi ka thirrur edhe vëllanë e tij dhe nuk hezitoi në nxjerrë armën tip pistoletë duke qëlluar në drejtim të Lekës, duke e lënë të plagosur.
Të plagosur e kësaj ngjarje, që mund të ishte kthyer në një tragjedi, kanë mbetur Bujar Mrishaj 39-vjeç, Bledar Gosturani 33-vjeç dhe Avni Byberi 47 vjeç, të cilët janë në Spitalin e Traumës, jashtë rrezikut për jetën.
Dy vëllezërit Seferi tashmë janë në kërkim nga Policia për veprën penale “Tentativë vrasje” dhe “Plagosje me armë zjarri”.
Sigal