Një makinë Fiat Panda me targa të huaja ka shpërthyer në flakë para Gjykatës së Vlorës duke ngritur në këmbë Policinë. Ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 10:00.
Policia dhe zjarrfikësit janë angazhuar për shuarjen e flakëve.
Shoferi i makinës është marrë në pyetje lidhur me dyshimet se zjarri ishte i qëllimshëm, por ai ka theksuar se bëhej flakë vetëm për një qark elektrik dhe asgjë tjetër.