VIDEO/ Kush është “i forti” që lëvizte me dy mina në Vlorë, policia i “zhvesh” ML-në, ai…

572
Brenda një automjeti tip Benz ML me ngjyrë të zezë të cilin policia e ka kontrolluar me imtësi, siç duket edhe në video, policia ka gjetur dy mina me sahat, ndërsa pronari i mjetit Roberto Hodaj, 26 vjeç, banues në Vlorë u arrestua.
Ky i fundit siç mësonhet se është njëri prej të rinjve që qëndrojnë jashtë mjetit ML teksa policia kontrollon me imtësi brenda mjetit.
Me finalizimin e operacionit ”Packages”, sektori për Krimet e Rënda dhe Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në DVP.Vlorë u bë e mundur edhe sekuestrimi i 7 kg lëndë narkotike Cannabis Sativa, në shtëpinë e tij në lagjen “Rilindja”, sipër dollapit të dhomës së gjumit. Lënda narkotike, siç duket edhe në video ishte e mbështjellë me qese të zezë.
Prej DVP.Vlorë dhe Prokurorisë Vlorë po vijon hetimi me metoda speciale dhe proaktive për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale. Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë Vlorë për veprime të mëtejshme.
Sigal