VIDEO/ “Hape krahun, këtu, këtu!”, si u kapën trafikantët e minave me telekomandë në Lezhë

518
Dy trafikantë të minave me telekomandë janë arrestuar në flangrancë nga policia e Lezhës mëngjesin e sotëm, pas një hetimi disajavor me metoda speciale. Dy të rinjtë nga Tirana, po lëviznin drejt Lezhës me dy makina të ndryshme.
Në pamjet e aksionit për kapjen e tyre të publikuara nga Policia e Shtetit, duket momenti kur uniformat blu kanë ndaluar njërin prej tyre shtetasin Artur Popa që ishte me automjetin e tij me targë AA 811 GF, e më pas automjeti tjetër me targë AA 733 DM, që e shoqëronte, i cili drejtohej nga shtetasi Valtor Cala, dhe transportonte tre mina me telekomandë.
Teksa i kanë ndaluar në hyrje të qytetit të Lezhës, uniformat blu i janë drejtuar automjeteve duke i thirrur “Hape krahun, këtu, këtu, shpejt”.
Në një moment, duket se njërit prej tyre i janë vënë pranga teksa ndodhet i ulur në gjunjë, e më pas çohet për t’u shoqëruar në komisariat.
Gjithashtu gjatë kontrollit shtetasit Artur Popa ju gjet dhe një sasi prej 55 gramë lëndë narkotike e llojit cannabis sativa e ngjashme me atë të vajit të hashashit.
Në përfundim të veprimeve të para hetimore, nga grupi hetimor u sekuestruan në cilësinë e provës materiale:
• 3 mina me telekomandë të pajisura me telefon për shpërthim në distancë.
• 55 gramë lëndë narkotike e ngjashme me atë të vajit të hashashit.
• 14 telefona celularë.
• dy automjete
• 3 fitila si ato zjarrpërcjellës.
• një çantë ku ishin futur minat
Sigal