VIDEO/ Çfarë po ndodh në Tiranë? Policia Rrugore ndëshkon 175 shoferë

309

Në kuadër të rritjes së sigurisë rrugore, Policia Rrugore e Tiranës ka ndëshkuar me masa administrative 175 drejtues mjetesh për mos respektim të së drejtës së kalimit të këmbësorëve në vija te bardha dhe për “shkelje” të sinjalizimit rrugor.

Kontrollet janë fokusuar në rrugën e “Durrësit”, rrugën “Fortuzi”, rrugën e “Elbasanit” dhe disa segmente të tjera, ku u proceduan administrativisht 117 drejtues mjetesh për “shkelje” të sinjalizimit rrugor si dhe 58 drejtues mjetesh, për mosdhënie përparësie këmbësorëve.

Policia thotë se do të vazhdojë monitorimin e sjelljes së drejtuesve të automjeteve dhe motomjeteve nga shërbimet e Policisë Rrugore, në kryqëzime, rrethrrotullime dhe vendkalimet e këmbësorëve, në zona të ndryshme të Kryeqytetit me qëllim disiplinimin dhe parandalimin e ngjarjeve rrugore që vijnë si rezultat i këtyre shkeljeve.