VIDEO/ Aksident masiv në autostradë, përplasen 6 makina

473
Sigal

Një aksident i rëndë mësohet të ketë ndodhur mbrëmjen e sotme në autostradën Tiranë-Durrës, ku 6 makina jan ëpërplasur me njëra tjetrën.

Sipas informacioneve të para, thuhet se nga ky aksident ka mbetur e plagosur një e moshuar, ndërsa 6 automjetet janë shumë të dëmtuara. Nga ky aksident zinxhirë, mësohet se është bllokuar qarkullimi në autostradë për rreth 1 orë.

Ende nuk dihet se cilat janë shkaqet e këtij aksidenti, ndërsa policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po heton për zbardhjen e plotë të saj.