Vetëvaret një e re në Losnik të Pogradecit

407
Sigal

Një 24 vjeçare nga fshati Losnik i Pogradecit ka varur veten në haurin e lopës, aty ku kishte shkuar për të vizituar prindërit e saj.

24-vjeçarja me inicialet R. D., nënë e një fëmije të vogël është transportuar me urgjencë drejt spitalit të Prrenjasit, por nuk ka mundur të mbijetojë.

Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes. E reja ishte e martuar në Prrenjas. Trupi është sjellë në morgun e Pogradecit.

Njoftimi i policisë:

Pogradec

Më datë 01.08.2021, në mbrëmje, në fshatin Losnik, Pogradec, në banesë, është gjetur e vetëvarur shtetasja R. D., rreth 24 vjeçe.

Nga këqyrja paraprake e trupit, nuk vërehen shenja dhune përveç asaj të shkaktuar nga vetëvarja.

Grupi hetimor po punon për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.