Vetëm 17-vjeç, ky është adoleshenti me fytyrë djaloshare që vrau 27-vjeçarin nga Burreli

62
Sigal

Ky është 17-vjeçari shqiptar me fytyrë djaloshare që ka ekzekutuar me plumb në kokë një burrë nga Burreli. Vrasja u regjistrua në sauna në Kaltenkirchen. I vrari Reols Hysneli, 27-vjeçar, u gjet më 25 nëntor në një pyll pranë zonës.

Në lidhje me hetimet, hetuesit dhe prokuroria publike ka ende “dhimbje koke”.  Hetuesit janë përballur me një situatë të pazakontë: ata e dinë vendndodhjen e një njeriu që u vra. Autori i dyshuar është vetëm 17 vjeç dhe është në pritje të gjykimit në paraburgim. Por ende nuk dihet vendi i krimit.

NOA

Deri më tani, policia supozon se 27-vjeçari është qëlluar me armë zjarri në zonën Uetersen në lagjen Pinneberg. Gjithashtu mbetet e paqartë se ku ndodhet arma e zjarrit. Pasi u zbulua trupi, oficerët e policisë kontrolluan vendin në Kaltenkirchen dhe zonën përreth.

Zëdhënësja e policisë tha se sendet janë sekuestruar, pa dhënë detaje. Viktima është nga Shqipëria, i njohur për policinë dhe nuk ka adresë fikse. 17-vjeçari flet shqip. Ai akuzohet për vrasje nga pakujdesia.