Vdes në spitalin e burgut me pranga në këmbë i riu me kancer, flet nëna

423
Një ditë më parë humbi jetën në spitalin e burgut, në QSUT një i ri 22-vjeçar, i cili ndodhej në burg dhe ishte dënuar më 5 vjet për armëbajtje pa leje. Artur Meço nga Fieri para disa muajsh u diagnostikua me kancer, gjatë kohës që vuante dënimin.
Pas vdekjës, ka folur e ema, e cila ka deklaruar se ka kërkuar që djalin ta merrte në shtëpi, por nuk ja kanë lënë.
“Djali vdiq me pranga në këmbë, nuk ma lanë ta merrja në shtëpi”, është shprehur e pikëllyer e ema e 22 vjecarit.
Mimoza Meço tha se shërbimet ja ka bërë spitali, pasi nuk kishte mundësi ekonomike.
Mimoza rrëfen edhe vështirësite e familjes së saj, që pas vdekjes së bashkëshortit dy vjet më parë. Familja e saj nuk ka asnjë të ardhur ndërsa është e detyruar të sigurojë jetesën për dy fëmijë të tjerë.
Kryefamiljara tregon se edhe një vajzë e ka të sëmurë, madje dyshon se mos ka sëmundjen e djalit, pasi mjekët i kanë thënë se është e trashëgueshme.
Sigal