Vdes në rrethana misterioze adoloshentja shqiptare, prindërit e gjetën në shtratin e tyre

349
Sigal

Një ngjarje tragjike ka ndodhur këtë të shtunë në Montefiascone, në provincën e Viterbo, ku e reja shqiptare e quajtur Aurora Grazini vetëm shtatëmbëdhjetë vjeç, u gjet e vdekur në shtratin e prindërve.

Ngjarja e rëndë ndodhi vetëm pak orë pasi ajo la ambientet e spitalit Belcolle pasi kishte shkuar për shkak se nuk ndihej mirë.

Megjithëse familjarët kanë njoftuar menjëherë ambulancën, ndërhyrja ka qenë tepër vonë pasi 17-vjeçarja kishte ndërruar jetë.

Ndërkohë vdekja misterioze e 17-vjeçares ka bërë që Policia dhe Prokurori Publik i Viterbo të nisin hetimet për të zbardhur të plota shkaqet e vdekjes së saj.

Trupi i vajzës është dërguar në morg dhe është vënë në dispozicion të mjekëve ligjor për të kryer ekspertizën. Po ashtu për ngjarjen ka pasur edhe një mesazh ngushëllimi nga Komuna e Montefiascone në Itali e cila shpreh edhe dëshpërimin për lajmin tronditës të mëngjesit të 15 shkurtit.