Vdes në një aksident tragjik 25-vjeçari shqiptar në Greqi

66
Sigal

Një 25-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në orët e para të mëngjesit të kësaj të mërkure, si pasojë e një aksidenti automobilistik në Rethimno të Greqisë.

Mediat lokale raportojnë se shqiptari, i cili ishte duke lëvizur me motor, për arsye ende të panjohura ka dalë nga rruga dhe është përmbysur

NOA

I riu u dërgua me urgjencë në spital, por për fat të keq nuk i mbijetoi dot plagëve të marra dhe ndërroi jetë.

Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur pak jashtë fshatit Adele në orën 02:00 të mëngjesit.

Ndërkohë mësohet se 25-vjeçari shqiptar nuk ishte i pajisur me kaskë mbrojtëse. Policia po heton shkaqet e ngjarjes.