Vdes ish-shefi i komisariatit nr.1 goditi kokën në beton pas sherrit

587
Sigal

TIRANE – Ish-shefi i komisariatit numër një në Tiranë, Azem Duraku ka gjetur vdekjen këtë të mërkurë, teksa ka përplasur kokën në beton pas goditjes me grusht nga Florian Keta. Ngjarja ndodhi në rrugën “Shyqyri Bërxolli” në kryqëzimin e “Myslym Shyrit” me tregun Çam. Policia arrestoi në flagrancë autorin i cili ka pranuar veprën e kryer. Sipas informacioneve paraprake dyshohet që gjithçka të ketë nisur pas një konflikti të çastit mes ish-efektivit të policisë 56-vjeçar dhe Florian Ketës.

Vrasje në zonën e tregut cam në kryeqytet. Azem Duraku ka humbur jetën pas një sherri mes tregtarëve të tregut. Menjëherë pas ngjarjes policia arrestoi autorin Florian Keta.