Vdekja e gruas së futbollistit, zbardhet dëshmia e mjekëve

366
Gjykata e Tiranës dëgjoi dje dëshmitarët e parë në procesin gjyqësor ndaj dy mjekëve të akuzuar si përgjegjës për vdekjen e bashkortes së futbollistit të “Partizanit”, Alban Hoxha. Dëshmitë e tyre u administruan në seancën e djeshme gjyqësore ndaj kirurgut Petrit Rexhepi dhe anestezistes Elona Burba. Sipas dëshmisë së mjekut të njohur, Orion Gliozheni, dy kolegët e tij të akuzuar kishin ndjekur me përpikëri protokollet mjekësore në rastin e lindjes së Dorjana Hakës, në nëntor 2014. Haka ndërroi jetë disa ditë pas lindjes me operacion. Dëshmitari theksoi dhe se akt-ekspertimi mjekoligjor ku bazohet akuza për kolegët e tij, është bërë nga mjekë joprofesionistë të fushës. dhe pas ndërhyrjes nuk ka marrë mjekimet e nevojshme.
Sigal