Vdekja e Besnik Pudjas në hambarin e kanabisit, gjykata dënon me burg 3 miqtë e tij

560
Gjykata e Tiranës ka dhënë masën e arrestit me burg për 3 miqtë e Besnik Pudjas, i cili u gjet i vdekur në një hambar në Shëngjergj kohë më parë.
Të akuzuar për fshehjen e krimit janë Halit Dusha, Algers Lici dhe Dritan Buzo, për të cilët Gjykata ka dhënë 1 vit e 4 muaj burg për secilin.

Prokuroria ende nuk kanë një përgjigje nëse Besnik Pudja u vra apo u vetëvra. Hetimet për dyshimet e vrasjes së tij janë veçuar.

Megjithatë të pandehurit në gjykatë janë shkrehur se viktima luante lojën e ruletës ruse.

Pudja u gjet afro 1 vit më parë në një kapanon hashashi në Shëngjerj, ndërsa ende mbetet mister vdekja e tij. 
Sigal