Vdekja e 3-vjeçarit, nëndrejtori i spitalit: Mbërriti pa puls dhe pa tension

467
Pas ngjarjes tragjike në Durrës ku humbi jetën një fëmijë 3 vjeç nëndrejtori i Spitalit të Durrësit Genti Kavaja ka folur për gazetaren Klodjana Haxhiaj.
Kavaja tha se fëmija mbërriti në Poliklinikë pa puls dhe pa tension. Gjithsesi mjeku tha se s’mund të thuhet asgjë deri në fund të hetimeve.
“Fëmija mbërriti në Poliklinikë pa puls dhe pa tension. Iu dha ndihma nga mjekët kardiologë. U lajmërua urgjenca, por fëmija humbi jetën rrugës. Është ngritur grup pune për të verifikuar shkakun. S’mund të themi asgjë deri në fund të hetimeve”, ka deklaruar nëndrejtori i spitalit të Durrësit.
Fëmija 3-vjeçar, ka shfaqur të vjella teksa ndodhej në një kopsht privat në lagjen numër 4 të qytetit bregdetar. Menjëherë është dërguar në Poliklinikën e Specialiteteve në Durrës, dhe nga aty drejt Urgjencës se Pediatrisë, por nuk ka mundur të mbijetojë, duke ndërruar jetë.
Familjarët thonë se fëmija nuk ka pasur probleme shëndetësore, dhe ka qenë i shëndetshëm.
Sigal