Vdekja e 16-vjeçarit në Durrës, xhaxhai: Djali shkoi 5 minuta me vonesë në mësim, mësuesja…

682
Pas ngjarjes së rëndë që ndodhi sot në Durrës, ku një 16-vjeçar humbi jetën pas një sherri me thikë, flet xhaxhai i viktimës.
Frrok Gjakozi, tregoi se nipi i tij, Angjelo Gjakozi kishte shkuar në mësim 5 minuta me vonesë, ndërkohë që mësuesja nuk e kishte pranuar brenda, ndërsa ai kishte marrë mungesë. Xhaxhai, rrëfen mes dhimbjes për gazetaren Klodjana Haxhiaj ngjarjen tragjike akuzoi mësuesen se kjo e fundit po të kishte mbajtur djalin në mësim, nuk do të kishte ndodhur krimi tragjik.
“Djali kishte shkuar 5 minuta me vonesë në mësim, por mësuesja nuk e kishte pranuar dhe e nxori jashtë. Pasi ka dalë nga mësimi ai u konfliktua me 17-vjeçarin. Djali ishte dërguar në spital nga disa kalimtarë të rastit, por fatkeqësisht nuk mbijetoi dot. Jemi të shokuar, është ngjarje e rëndë”.
Sigal