Vazhdon misteri i vrasjes së çiftit në pyll

454
Teksa Agim Madani, u identifikua prej fotove të fëmijëve që kishte me vete, mbetet ende mister gruaja që u gjet e vdekur bashkë me të. Eshtrat e tij, bashkë me të gruas që ndodhej me të, janë dërguar për ekzaminim në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Tiranë, për të konfirmuar jo vetëm identitetet, por edhe shkaqet e vdekjes së tyre. Stadi i dekompozimit të trupave të dy viktimave, të cilat u gjetën nga një bari në fshatin Mejdan të Tropojës, ka treguar për policinë se bëhet fjalë për një vdekje të ndodhur prej më shumë se 6 muajsh. Ndërsa trupat janë në formë skeleti, veshjet e tyre i kanë rezistuar kohës, duke u marrë në ekzaminim nga grupi i hetimit, bashkë me materiale të tjera të gjetura në vendngjarje. Viktimat kishin siguruar dyshekë e mjete të tjera për të jetuar në kasollen e formuar në zonën e fshehtë, ndonëse vetëm 100 metra larg rrugës nacionale.
Sigal