Urbani i linjës del nga rruga në Kamzë, përplas 5 kalimtarë, ja gjendja e tyre

564
Sigal

Një aksident i rëndë ka ndodhur rreth një orë më parë në zonën e Kamzë, ku një autobus linje ka dalë nga rruga duke aksidentuar pesë persona.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21.40, ndërsa të gjithë personat janë shoqëruar për të marrë ndihmën e parë në spital.

Nuk dihen ende shkaqet që kanë çuar në këtë aksident, ndërkohë që ky nuk është aksidenti i parë i një urbani në këtë linjë.

Tiranë/Informacion paraprak

Rreth orës 21.45, në segmentin rrugor Institut-Bathore,  drejtuesi i një autobusi të linjës  së transportit publik ka humbur kontrollin e  mjetit dhe për pasojë mjeti është përplasur me bordurën e rrugës.

Si pasojë janë lënduar pa probleme për jetën  5 pasagjerë të cilët po marrin ndihmën e parë mjeksore.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë  të rrethanave të ngjarjes.