Unaza e re, plagoset me thikë një efektiv policie

458
Një efektiv policie është plagosur me mjet prerës. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm në zonën e Unazës së Re, teksa mbetet ende e paqartë situata. Informacione paraprake, bëjnë të ditur se është plagosur me thikë Gjergji Muça, efektiv policie, por nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes. Mësohet se Muça është në spital, jashtë rrezikut për jetën. Ndërkaq policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë.
Sigal