Uells, kapet shqiptari me 17 kg kokainë

531
Mediat e Uellsit raportojnë arrestimin e një shqiptari, të kapur me 17 kg kokainë të pastër, vlera e së cilës kap shifrat e 2.8 milionë stërlinave. Amarildo Barhani, 30 vjeç, është prangosur momentin e marrjes në dorëzim të kokainës, nga një korrier rumun. Marian Croiter, 24 vjeç nga Rumania, kishte mundur të fuste në “Port Talbot”, në Jug të Uellsit, 17 kilogramë kokainë. Droga, nga sa raportohet, vinte nga porti Ostend në Belgjikë. Prej shumë kohësh, Amarildo Barhani ishte vënë nën survejimin e policisë, e cila po priste momentin e marrjes së drogës nga Marian Croiter, që t’i arrestonte të dy shtetasin në flagrancë.
Sigal