U sekuestrohen 25 kg heroinë dhe 100 mijë euro, kush janë dy shqiptarët e arrestuar në Itali (Emrat)

507
Policia e Bolonjës sekuestroi 25 kg heroinë, ndërsa në pranga ranë dy shqiptarë. Mediat italiane raportojnë se dje u kapën Indrit Baldiu dhe Shkëlqim Xhafa, 28 dhe 25 vjeç, persona pa precedentë penale. “Ansa” shkruan se përveç kësaj sasie droge, në një kasafortë në mur u gjetën dhe 500 gr kokainë, si dhe 100 mijë euro para cash.
Në ‘rrjetën’ e policisë si fillim ka rënë Shkëlqim Xhafa, i cili është ndjekur nga karabinierët, teksa ai ecte në rrugën ‘Martin Luther King’ për në apartament, ku e priste edhe shqiptari tjetër.
Ndërkohë, gjatë kontrollit të ushtruar nga karabinierët, në një dollap të banesës u gjet edhe një armë, që rezultonte e vjedhur si dhe dy karikatorë.
Sakaq, nëse droga e sekuestruar do të dilte në treg, kapte shifrat e një milion euro.
Sigal