U rrëzua në hapësirën mes shkallëve në qendrën tregtare, e mitura në reanimacion! 4-vjeçarja ka pësuar dëmtime në kokë dhe fraktura në trup

Një fëmijë 4-vjeç ka mbetur i plagosur pasi ka rënë në hapësirën mes shkallëve elektrike në qendrën tregtare ‘Toptani’ në Tiranë. Vajza e mitur ka ra nga kati i tretë në katin e parë mes hapësirës së shkallëve elektrike dhe ka mbetur e plagosur. 4-vjeçarja ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve

NOA

Një 4-vjeçare ka rënë aksidentalisht nga hapësira e shkallëve elektrike në qendrën tregtare ‘Toptani’ në Tiranë.

Vajza e mitur ra nga kati i tretë në katin e parë mes hapësirës së shkallëve elektrike dhe ka mbetur e plagosur. Burime per mediat bëjnë me dije se e mitura ndodhet në reanimacion në spitalin e Traumës pasi ka marrë dëmtime në kokë dhe fraktura në trup. Aktualisht është në gjendje të stabilizuar.

Gjatë momentit kur e mitura ka rënë, prindërit e të miturës sipas burimeve ndodheshin në një dyqan.

‘Më datë 01.09.2024, rreth orës 11:15, në një qendër tregtare në rrugën “Murat Toptani”, dyshohet se aksidentalisht është rrëzuar në hapësirën midis shkallëve elektrike të katit të 3-të, një e mitur 4 vjeçe, e cila si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.’- njofton policia.

Ngjarja po hetohet si aksidentale.