U përplas me pemën, ndërron jetë gjatë stërvitjes skiatori francez

554
Ka rezultuar fatale stërvitja e ditës së sotme për skiatorin David Poisson. Francezi po kryente provat në pistën e Nakisha (Kanada), kur është rrëzuar dhe nga shpejtësia e madhe ka kaluar edhe barrierat mbrojtëse, duke u përplasur me një pemë në anë të pistës.
Për 35-vjeçarin që po kryente përgatitjet për garat e Kupës së Botës kjo përpasje ka rezultuar fatale pasi ka ndërruar jetë në moment. Në pistën kanadeze ishin duke u stërvitur skiatorët e kombëtares franceze, italiane dhe zvicerane, që kanë mbetur të shokuar nga ky incident i rëndë.
“Ishte gjithçka e kotë, pasi Poisson kishte ndërruar jetë menjëherë pas impaktit dhe nuk u krye transportimi i tij në spital”, thanë punonjësit e pistës. Incidenti ka ndodhur në pjesën e fundit të pistës, gjatë një kthese, ku skiatorët arrijnë shpejtësinë 100km/orë gjatë zbritjes, ndaj dhe impakti ka qenë i fortë.
Sigal