U kapën me drogë në makinë, arrestohen të rinjtë

506
Sigal

Dy shtetas të akuzuar për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike janë arrestuar nga Policia e Sarandës, ndërkohë që një i tretë është proceduar penalisht në gjendje të lirë.

Policia e Sarandës informon se këta persona janë kapur me lëndë narkotike.

Të arrestuar janë shtetasit  Xh. K., 21 vjeç, banues në Sarandë dhe S. L., 32 vjeç, banues në Elbasan.Në gjendje të lirë po procedohet me shtetasin D. A., 19 vjeç, banues në Konispol.

Seksioni për Hetimin e Krimeve Sarandë kanë bërë të mundur kapjen e këtyre shtetasve në lagjen nr.4 pranë repartit, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin me të cilin këta shtetas udhëtonin, u gjet dhe u sekuestrua një sasi lënde narkotike e dyshuar e llojit canabis sativa.

Materialet iu referuan Prokurorisë në ngarkim të tyre për veprime të mëtejshme