U kap me 863 mijë euro, Apeli i Durrësit shpall moskompetencë për çështjen ndaj biznesmenit

591
Çështja gjyqësore në ngarkim të biznesmenit Orest Sota, i cili iu gjetën në makinë 863 mijë 863 mijë euro dhe patentat e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, do të shqyrtohet nga Gjykata për Krimet e Rënda në Tiranë. Gjykata e Apelit në Durrës ka vendosur të delegojë tek Gjykata e Krimeve të rënda çështjen e Orest Sotës për të cilin ka dy hetime, mesohet se ai akuzohet për “drejtim mjeti pa patentë” dhe “mosbindje ndaj urdhrit të policisë”.
Gjykata e Apelit në Durrës nuk e pranoi ankimimin e përfaqësuesit ligjor të Sotës, duke shpallur moskompetencë për këtë çështje gjyqësore.
Përfaqësuesi ligjor i Orest Sotës, i cili mungonte në seancën e mbajtur sot në Durrës, kërkoi gjykimin e klientit të tij në gjendje të lirë, por ankimimi nuk u mor për bazë.
Prokuroi i çështjes kërkoi që të transferohej çështja nga Gjykata e Elbasanit drejt Krimeve të Rënda, gjykatë e cila një ditë më parë vendosi “arrest me burg” për Sotën në rivlerësimin e masës së sigurisë.
Kërkesa për transferim të dosjes hetimore nga Elbasani tek Gjykata e Krimeve të Rënda u dakordësua edhe nga avokati mbrojtës i Sotës, Julian Mërtiri. “Pavarësisht ankimit të bërë nga ana jonë, jeni dakord me transferimin e çështjes tek Krimit e Rënda”, tha ai.
Sigal