U kap me 4 kilogramë heroinë, i riu kyç gojën në Gjykatë: Do flas në një moment të dytë!

429
Sigal

Gjykata e Krimeve të Rënda caktoi masën e sigurisë arrest me burg pa afat për Bledar Shqarthi, i cili pak ditë më parë u kap në portin e Durrësit me 4 kg heroinë.

Shqarthi nuk pranoi të flasë në gjykatë duke thënë se shpjegimet do ti japë në një moment të dytë.

Prokuroria vijon hetimet ku dyshohet se ka persona të tjerë të përfshirë në trafikun ndërkombëtar të drogës.

Kujtojmë se agjentët e Antidrogës e kishin mbajtur nën survejim 29-vjeçarin dhe kanë informacione për fuksionimin e këtij grupi kriminal.

Sipas hetuesve, lënda narkotike qe kishte destinacion Italinë në tregun e lirë kushtonte 80 mijë euro. Sakaq, të njëjtat burime thanë se Bledar Shqarthi ka kryer rolin e korrierit dhe për një rrugë paguhej rreth 2 mijë euro.

Droga u zbulua nga qeni Antidrogë në një kamion me targa AA 519 TJ që priste të imbarkohej në tragetin e linjës Durrës-Ankona.