U fut për t’u larë, mbytet në lumin Vjosë 30-vjeçari

257
Sigal

Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e sotme në Fier, ku një 30-vjeçar është mbytur në lumin Vjosë.

Sipas Policisë ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:40, në fshatin Selishtë, ndërsa 30-vjeçari ishte futur në lum për t’u larë.

Policia dhe polumbarët po punojnë për gjetjen e trupit të të riut.

Njoftimi i policisë:

Fier

Informacion paraprak.

Sot rreth orës 13:40, në fshatin Selishtë, duke u larë në lumin Vjosë, është mbytur shtetasi A.B., 30 vjeç, banues në Gorishovë.

Policia dhe polumbarët po punojnë për gjetjen e trupit të 30-vjeçarit.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.