Turqi: Sulm me bombë, vriten 17 persona

434
Sigal

Gazeta Telegraf/ Të paktën 17 persona
kanë humbur jetën në Turqi, mes të cilëve 9 ushtarë dhe 8 civilë, ndërkohë që
27 të tjerë kanë mbetur të plagosur pas një sulmi me bombë të ndërmarrë në
rajonin juglindor të vendit.Nëpërmjet një komunikate zyrtare, autoritetet
njoftuan se sasia e lëndës eksplozive ishte e montuar në një makinë dhe u
aktivizua nëpërmjet një detonatori.Në bazë të hetimeve të deri tanishme,
raportohet se sulmi është ndërmarrë nga militantët kurdë të grupimit Partia e
Punëtorëve të Kurdistanit. Megjithatë, për më shumë detaje do të duhet të
pritet një komunikatë e dytë e autoriteteve.Të plagosurit janë dërguar
menjëherë në ambientet spitalore për të marrë trajtimin e nevojshëm
shëndetësor. Mjekët janë shprehur se disa prej tyre kanë marrë plagë të rënda, duke
mos përjashtuar mundësinë e rritjes së bilancit të viktimave.Konflikti i
armatosur mes Turqisë dhe militantëve kurdë ka nisur që prej vitit 1984, kur
grupime të ndryshme nisën që të shfaqnin tendenca separatist.Gjatë këtij
konflikti kanë humbur jetën më shumë se 40 mijë persona nga të dyja palët.
Turqia dhe grupimet kurde arritën që të firmosnin një marrëveshje armëpushimi e
cila zgjati për afro dy vite, por u shkel në korrik të vitit të shkuar.Që prej
atëherë, militantët kanë organizuar sulme të ndryshme që kanë patur si objektiv
agjencitë ligjzbatuese, policinë si dhe forcat ushtarake.