Turistët kosovarë gjejnë 50 emigrantë sirianë në Kepin e Rodonit

325
Sigal

Disa turistë kosovarë janë përballur me një situatë të pazakontë gjatë eksplorimit në Kepin e Rodonit.

Ndërsa ishin duke shëtitur, ata kanë gjetur 50 emigrantë sirianë të cilët e kishin kaluar natën në atë vend.

Ende nuk dihet nëse refugjatët e kanë zgjedhur si një vend të përkohshëm qëndrimi apo i ka lënë dikush atje.

Ndërkohë turistët nga Kosova thonë se kanë njoftuar policinë.