Trupi i 17-vjeçarit ende në Vjosë, xhaxhai apelon për ndihmë

488
Vazhdojnë kërkimet për gjetjen e 17- vjeçarit, Dritan Shametaj, që u mbyt dje në lumin e Vjosës në Fier nga familjarë dhe të afërm. Këta të fundit shprehen se kërkimet po zhvillohen me mjete rrethanore, ndërsa dje u ndërprenë për shkak të errësirës. Mësohet se në ndihmë të familjarëve nuk kanë shkuar palombarët apo forcat e policisë, ç’ka nuk ka sjellë asnjë rezultat nga kërkimet. Për këtë arsye familjarët i bëjnë apel organeve kompetente të ndërhyjnë. Xhaxhai i 17-vjeçarit tha se më shpejt ka mbërritur ai nga Greqia se sa strukturat e policisë. Ai ka rrëfyer se nënës së viktimës i ka rënë të fikët dhe është sjellë në vete nga familjarët pasi nuk ka pasur as shërbim mjekësor. “Erdha më shpejt unë nga Greqia, kurse shteti jo. I ra të fikët nënës, ne me alkool mezi e sollëm në vete 30 minuta. Infermieri kishte mbyllur telefonin. Mos t’ia lëmë natyrës ta nxjerrë fëmijën. Shpresojmë që shteti të ndërhyjë”, deklaroi xhaxhai i viktimës.
Sigal