Tritol dyqanit në Fushë-Krujë

443
Shpërthimi i një sasie tritoli në Fushë-Krujë, ka sjellë vetëm dëme materiale dhe fatmirësisht asnjë person të demtuar. Uniformat blu bëjnë me dije se një sasi lënde plasëse ka shpërthyer në dyqanin e shtetasit me iniciale G.M. Nga shpërthimi ka pasur vetëm dëme të vogla materiale, xhama dhe pjesët e banakut. Lidhur me këtë ngjarje, policia ka nisur hetimet për zbulimin e autorëve dhe shkakun e vendosjes së eksplozivit.
Sigal