Tri femra kalojnë ilegalisht kufirin Shqipëri-Kosovë, i fusin prapë në karantinë

264
Sigal

Tri femra kosovare kanë tentuar më 1 prill ora 23:00 të kalojnë ilaglisht kufirin Shqipëri-Kosovë më këmbë, tek vendi i quajtur Foleja e Shqiponjave,  duke thyer karantinën. Por, ato janë parë nga patrulla e Policisë së Kosovës.

“Afër PKK Vërmicë, 1.04.2020 – ora 23:00. Gjatë patrullimit njësiti policor ka hasur dhe ndaluar tre persona të gjinisë femërore kosovare duke kaluar ilegalisht kufirin nga territori i R. së Shqipërisë për në R. e Kosovës afër vendit të quajtur foleja e Shqiponjave”, thuhet në njoftimin e policisë.

Policia kosovare i ka bërë kontroll mjekësor, me rekomandim të prokurorit ka nisur hetimin dhe pas gjithë procedurave, ato janë dërguar në karantinë përsëri. Policia nuk ka dhënë hollësi të tjera për to.