Tre viktima në Durrës, Gjirokastër dhe Tiranë, ja emrat e tyre

485
Një ditë më parë në zona të ndryshme të vendit janë shënuar disa raste vdekjesh. Sipas asaj që thotë policia rezulton se viktimat kanë humbur jetën nga shkaqe natyrale. Në Ersekë, 57-vjeçarja Fatmira H. u gjet e pajetë në banesë, që gjithashtu rezulton se ka humbur jetën nga shkaqe natyrale. Në Gjirokastër, 57-vjeçari Astrit SH. u gjet i vdekur në stanin e bagëtive në fshatin ‘Asim Zeneli’. Ai u gjet nga pronari i stanit dhe rezultoi se nuk kishte shenja dhune në trup.Në Durrës, 18-vjeçari Eneo H. gjatë kohës që ishte duke luajtur humbi ndjenjat dhe ndërroi jetë rrugës për në spital. Në Tiranë, dje rreth orës 11:00 mbërriti në spital i vdekur 62-vjeçari Vladimir F. Pas ekspertizës, rezultoi se kishte humbur jetën për shkaqe natyrale.
Sigal