Tre persona të dehur sulmojnë burgun e sigurisë së lartë në Fier

438
Tentuan të cenojnë burgun e sigurisë së lartë në Fier, një institucionin të sigurisë së veçantë, arrestohen 3 shtetas. Në pranga janë vënë Altin Patoku, 41 vjeç, Arber Fejzulla, 31 vjeç, dhe Blenard Fejzulla, 36 vjeç, i dënuar në mungesë me 15 vite burg për “trafik droge”. Këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë shkuar në I.E.PV e Fierit dhe kanë ofenduar me fjalë fyese stafin e Policisë së Burgut. Ngjarja ka ndodhur dje rreth orë 15:15 minuta dhe mësohet se tre të arrestuarit ishin në gjendje të dehur dhe kanë kundërshtuar me forcë veprimet e punonjësve të policisë së burgut, të cilët po kryenin detyrën duke i njoftuar ata për përfundimin e orarit zyrtar të vizitave në këtë burg.

 Kreu i këtij institucioni, Arjan Hasani, e cilëson këtë një rast të paprecedentë ndaj një institucioni të sigurisë së veçantë, siç është burgu i sigurisë së lartë në Fier. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë mbërrutur edhe forcat e policisë së rendit, të cilat bënë të mundur arrestimin e tyre, ku rezultoi se 36-vjeçari Blenard Fejzulla, ishte person me precedentë të mëparshëm penal dhe i shpallur në kërkim për “trafik droge”. Ai ishte dënuar në mungesë me 15 vite burg, për “trafik droge” dhe “pjesëmarrje në organizata kriminale’. 
Sigal