Transportuan 5 ton marijuanë nga Shqipëria, në pranga 25 trafikantët në Itali

512
Një superoperacion po zhvillohet në Itali, pas sekuestrimit të një sasie të madhe marijuane, rreth 5 ton, që vinte nga Shqipëria. Forcat e Guardia di Finanza në bashkëpunim me policinë financiare në Catanzaro dhe shërbimin qëndror për krimin e organizuar në Romë, po punojnë për zbatimin e urdhër-arresteve për persona. Mes të arrestuarve raportohet se ndodhen edhe 3 drejtuesit e grupit.
Këta dyshohet se janë përgjegjës për transportimin e lëndës narkotike nga Shqipëria drejt Italisë.
Ende nuk bëhen të ditura detaje nga operacione. Sipas mediave italiane, të dhënat do të bëhen publike gjatë orëve në vijim.
Sigal