Transportonte steka me cigare të kontrabanduara, vihet në pranga 36-vjeçari

68
Sigal

Një 36-vjeçar është vënë në pranga, pasi iu konstatuan steka me cigare të kontrabanduara, me qëllim shitjen në dyqanin e tij.

Gjatë kontrollit në automjetin e autorit me iniciale A. Y., banues në Bilisht të Devollit, iu gjetën 30 steka me cigare të llojeve të ndryshme.

Më pas uniformat blu kontrolluan dyqanin e të riut, aty ku u gjetën cigare të tjera, të cilave iu mungonte kuponi tatimor.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi policisë:

Devoll/Goditet një rast tjetër i kontrabandës së mallrave për të cilat paguhet akcizë.

Transportonte steka me cigare të kontrabanduara, me qëllim shitjen në dyqanin e tij, kapet në flagrancë dhe vihet në pranga 36-vjeçari.

Sekuestrohen dhjetëra steka me cigare të dyshuara të kontrabanduara.

Strukturat hetimore të DVP Korçë, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Devoll, si rezultat i kontrolleve për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive në fushën e krimeve ekonomiko-financiare, kanë konstatuar një rast të kontrabandimit të cigareve, me qëllim shitjen, për të cilin u arrestua në flangracë shtetasi:

-A. Y., 36 vjeç, banues në Bilisht, Devoll.

Në Bilisht, shërbimet e Policisë kanë ndaluar për kontroll automjetin që drejtonte 36-vjeçari, ku kanë gjetur 30 steka me cigare të markave të ndryshme, të dyshuara të kontrabanduara. Në vijim, është ushtruar kontroll edhe në dyqanin e shtetasit A. Y., ku gjithashtu janë gjetur paketa të tjera me cigare, për të cilat ky shtetas nuk kishte fatura tatimore.

Stekat me cigare u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprime të mëtejshme.