Tragjike në Tiranë, 52-vjeçari vetëvaret në oborrin e banesës

585
Nje 52-vjeçar i ka dhënë fund jetës, duke u vetëvarur në oborrin e banesës së tij. Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 08:00 të mëngjesit të sotëm në rrugën “Dritan Hoxha”. Burime zyrtare nga policia thanë se shtetasi me inicialet H.U, jetonte i vetëm.
NJOFTIMI I POLICISE
Në datë 02.04.2018, rreth orës 08:00, në Sallën Operative ka ardhur një telefonatë se në rrugën “Dritan Hoxha”, një shtetas dyshohet se është vetvarur.
Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor si dhe eksperti mjeko-ligjor ku ka rezultuar se:
Shtetasi H.U, 52 vjeç, dyshohet se është vetëvarur në oborrin banesës së tij private, i cili jetonte i vetëm. Nga kqyrja paraprake e kufomës nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të tjera nga ndonjë faktor tjetër. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Sigal