Tragjike në Fier, gruaja hidhet nga kati i katërt i pallatit

476
Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Fier, ku një grua është hedhur nga kati i katërt i pallatit ku jetonte.
Burime policore pohojnë se shtetasja me inicialet H.R, 70 vjeçe, ka mbërritur e vdekur në spital. deri më tani nuk dihen rrethanat e ngjarjes së rëndë. ndërsa policia vijon hetimet.

Informacioni paraprak
Në datën 02.09.2017, rreth orës 10:40, në urgjencën e spitalit Fier, është sjellë me ambulancë e vdekur shtetasja H.R, 70 vjeçe, banuese në lagjen “8 Shkurti” Fier, e cila është hedhur nga kati i katërt i pallatit ku banon. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e kësaj ngjarje.
Sigal