Tragjike, i moshuari nga Tirana i jep fund jetës

540
Sigal

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në rrugën “Rrapo Hekali” në Tiranë, atje ku një i moshuar 71 vjeçar i ka dhënë fund jetës në mënyrë tragjike.

Policia njofton se shtetasi me inicialet Q.K është hedhur nga ballkoni i banesës së tij në katin e gjashtë të një pallati. Sipas njoftimit, i moshuari vuante nga depresionit. Pavarësisht lartësisë së konsiderueshme, i moshuari e ka humbur jetën në spital.

Njoftimi i Policisë së Tiranës:

Më datë 28.07.2018, në rrugën “Rrapo Hekali”, në banesë  është rrëzuar nga ballkoni i katit të gjashtë, shtetasi Q.K, 71 vjeç, i cili më pas ndërroi jetë në Spital.

Nga veprimet e kryera, rezultoi se ky shtetas  vuante nga depresioni për të cilën kurohej. Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës së Parë Tiranë.