Tragjeditë/ 7 familjet që u shuan nga tërmeti i 26 Nëntorit

782
Sigal

Tërmeti i 26 nëntorit, me magnitudë 6.4 ballë, ka lënë pas dëme të konsiderueshme, kryesisht në jetë njerëzore.

Deri tani, plot 6 familje janë shuar si pasojë e shembjes së banesave në Durrës dhe Thumanë.

Më poshtë ju sjellim të gjitha rastet:

1. Familja Lala, Durrës, 2 të vdekur, 1 i shpëtuar dhe 6 ende nën rrënoja

Sadete Lala (nëna) u nxorr e pajetë nga rrënojat

Ilir Lala (djali i Sadetes) nën rrënoja

Marjeta Lala (nusja e djalit të Sadetes) ende nën rrënoja

Emilio Lala (djali i Marjetës) ende nën rrënoja

Amelia Lala (vajza e Marjetës) u nxorr e pajetë

Dionis e Dionisa Lala (fëmijët binjakë të Marjetës) ende nën rrënoja

Griselda Lala (vajza e Marjetës) mbetet nën rrënoja

Ramë Lala (djali i Marjetës) u nxorr i gjallë pasditen e 26 nëntorit

2. Familja Karanxhaj, Durrës, 2 të vdekur, 1 nën rrënoja

Diena Karanxhaj-Meçaj, humbi jetën në spital pasi qe nxjerrë nga rrënojat e një pallati më 26 nëntor

Esiela Meçaj (vazja e Dienës) u nxorr pajetë nga rrënojat

Roza Karanxhaj (e ëma e Dienës) mbetet nën rrënoja

Ajet Karanxhaj (babai i Dienës) u nxorr i gjallë

3. Familja Reçi shuhet, 4 të vdekur

Eduard, Dolora, Klaus dhe Kristi Reçi humbën jetën

4. Familja Abazi, Durrës, 2 të vdekur

Vëllezërit Shemsedin e Isa Abazi nga Kosova, u nxorrën të pajetë nga rrënojat e një hoteli

5. Familja Cara, Thumanë, 8 të vdekur

Albert Cara i shpëtoi tërmetit

Lindita Cara (vajza e xhaxhait të Albertit) u nxorr e gjallë pas 15 orësh nën rrënoja por vdiq në spital.

Fatmira Cara (bashkëshortja e Albertit) u nxorr e pajetë.

Hasan Cara (djali) u nxorr i pajetë.

Erisa Cara (vajza) u nxorr e pajetë.

Almir dhe Stela Cara (djali dhe nusja e Albertit) u nxorr e pajetë

Anthi dhe Sadajana Cara (xhaxhai dhe gruaja e xhaxhait të Albertit) u nxorrën të pajetë.

6. Familja Gregu, Thumanë, 3 të vdekur

Bashkëshortët Pëllumb dhe Çelike Gregu u nxorrën të pajetë nga rrënojat mëngjesin e 27 nëntorit

Saimir Gregu (djali) vdiq në spital pasi qe nxjerrë nga rrënojat pasditen e 26 nëntorit

7. Familja Çupi, Thumanë, 2 të vdekur, 1 nën rrënoja

Hajredin Çupi mbetet nën rrënoja në kërkim

Lute Çupi (bashkëshortja e Hajredinit) u nxorr e pajetë pasditen e 26 nëntorit

Keli Çupi (djali i Lutes dhe Hajredinit) vdiq pak pasi u nxorr nga rrënojat

Coli Cupi (djali i dytë) i shpëtoi tërmetit

Nikolin Çupi (djali i xhaxhait) i shpëtoi tërmetit