Tragjedi në Itali/ Fëmija shqiptar kërkon babain në plazh, ai ishte mbytur

456
Fundjava që sapo lamë pas ka qenë tragjike për Altin Xhihanin, një 40 vjeçar shqiptar që banonte në Motta di Livezza në Itali dhe ndodhej me pushime së bashku me djalin dhe mikun e tij për të luftuar vapën e madhe të këtyre ditëve. Ditën e shtunë, fëmija ka dhënë alarmin te pushuesit e plazhit se nuk po e gjente të atin. Ai ka nisur ta kërkojë por më kot. Kërkimet e nisura të shtunën kanë përfunduar ditën e sotme. Altin Xhihani, 40 vjeç ishte mbytur. Trupi i tij është gjetur në një largësi 50 metra nga bregu. Policia thotë se shkak për mbytjen është bërë një sëmundje nga e cila Xhihani vuante.
Sigal